Digjen disa fidanë të pemëve në Skenderaj, dëmi rreth 20 mijë euro

Kronikë e zezë

Digjen disa fidanë të pemëve në Skenderaj, dëmi rreth 20 mijë euro

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Është djegur një sipërfaqe me fidanë të pemëve në Skenderaj.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.  Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat