Arrestohet një i mitur, dyshohet se kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur, dyshohet se kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat