Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani: Policia dhe zjarrëfikësit kanë reaguar menjëherë

Kronikë e zezë

Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani: Policia dhe zjarrëfikësit kanë reaguar menjëherë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 17:31
Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me djegien e veturës me targa serbe që ndodhi sot në Leposaviq.

Elshani, ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë se bashku me zjarrëfikësit, pas pranimit të informacioneve.

“Sipas informacineve që ne kemi, diku rreth orës 04:00, në mëngjes, kemi pranuar informacione që është duke u djegur një veturë afër shkollës teknike në qytetin e Leposaviqit. Policia ka reaguar bashkë me zjarrëfikësit dhe ka hasur në një veturë që është duke u djegur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që kanë qenë afër, por më dëme më të vogla materiale”, ka thënë Elshani.

Ai është pyetur se nëse kjo ka ndodhur për shkaqe politike por ai u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë, derisa tregon se ka raste shumë interesante që ndodhin në veri e që nuk kanë të bëjnë me politikë, më të cilat përballen çdo ditë.

Ndërsa për situatën në Zveçan pas largimit të trupave të KFOR-it, ai ka thënë se është e qetë.

“Policia ka numër të mjaftueshëm, afër dhe rreth kounës, që në rast se ndodh diqka ne do të jemi aty”, ka thënë tutje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

Ai ka thënë se kanë një bashkpunim shumë të mirë me KFOR-in, kanë patrullime të përbashkëta dhe se sipas tij, ata janë partnerë të besueshëm.

Në mëngjesin e sotëm, një veturë me targa serbe është djegur në Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat