“Tre kam me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”/ I riu kërcënon të dashurën, pasi ia gjeti disa foto në rrjete sociale

Kronikë e zezë

“Tre kam me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”/ I riu kërcënon të dashurën, pasi ia gjeti disa foto në rrjete sociale

Më: 1 mars 2024 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.

Një rast i tillë është raportuar dje nga një 20-vjeçare në Podujevë, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë.

Burimet kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se është kërcënuar seriozisht nga i dashuri për shkak të disa fotografive që ia ka gjetur në njërin nga rrjetet sociale, pasi fillimisht kanë pasur një konflikt verbal.

Sipas informacioneve të para, diskutimi mes tyre ka eskaluar në kanosje, ashtu që i dyshuari e ka paralajmëruar se do ta pësojë keq, duke iu drejtuar me fjalë “Tre (plumba) kom me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat