Në një bankë në Prishtinë për tre muaj deponohen 2053 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

Kronikë e zezë

Në një bankë në Prishtinë për tre muaj deponohen 2053 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

Më: 2 mars 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në Polici se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-01.03.2024 – 08:00-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat