Aksidentohen tri vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksidentohen tri vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat