Policia ndalon kamionë që dyshohet se po bartnin dru ilegalisht

Kronikë e zezë

Policia ndalon kamionë që dyshohet se po bartnin dru ilegalisht

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:05
Kamionë që dyshohet se po bartnin dru ilegalisht

Policia kufitare kane ndaluar katër kamionë me dru të cilët dyshohet se vepronin me dokumentacione të falsifikuara.

“Patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, konkretisht në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, kanë ndaluar për kontroll katër kamion që po bartin dru.  Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.

"Policia ka inicuar rastin 'falsifikimi i dokumenteve' dhe po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m³ dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti", njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat