Konflikt familjar në Podujevë: Djali sulmon babanë, e kërcënon edhe me thikë

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Podujevë: Djali sulmon babanë, e kërcënon edhe me thikë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lladoc të Podujevës, ku një person dyshohet se ka sulmuar babanë e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 49-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se pas një zënke verbale me të birin, ai ka eskaluar në dhunë fizike ndaj tij.

Po ashtu, 20-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar babanë e tij me një thikë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e vajzës së familjes, e cila ka pohuar se ka pasur vetëm konflikt verbal dhe se nuk ka pasur konfrontim fizik mes babait dhe vëllait të saj.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat