​Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

​Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

Më: 2 mars 2024 Në ora: 22:09
Ilustrim

Një person me inicialet I.J. (1971) është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Vesel Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ai ka thënë se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat