Partesh: Shkoi për t’ia pastruar shtëpinë prindit, gjen një bombë dore dhe dy fishekë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Partesh: Shkoi për t’ia pastruar shtëpinë prindit, gjen një bombë dore dhe dy fishekë, Policia jep detaje

Më: 3 mars 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një person në Partesh ka thënë se derisa ishte duke e pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës.

“MBAJTJE, POSEDIM I PAAUTORIZUAR I MJETEVE SHPËRTHYESE- Partesh, 02.03.2024-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishek.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat