Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Prishtinë, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 25 mijë eurove

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Prishtinë, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 25 mijë eurove

Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpisë, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një banesë në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda banesës.

Pronari i banesës ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin para stoli të ndryshme qe kapin vleren e rreth 25 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat