Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, i konfiskohen edhe armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, i konfiskohen edhe armë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike.

Policia ka theksuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve ndaj një të dyshuari, e kanë bastisur shtëpinë e objekte të tjerë të tij.

“Policia përmes një komunikatë ka njoftuar se është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977) , nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, thekson policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

1. Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,

2. Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,

3. Dy Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,

4. Një Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,

5. Një sëpate e vogël,

6. Gjashtë thika,

7. Një Elektroshok,

8. Një Pako e cigareve me hapa,

9. Dy peshore,

10. Katër telefona celular,

11. Dy folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,

12. Një fishek të kalibrit 8.57,

13. Një dozë kokainë e gatshme për shitje,

14. Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),

15. Shiringë,

16. Tableta,

17. Enë për tymosje te narkotikut,

18. Fishekë me gas,

19. Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat