Qytetari nga Ferizaj vdiq pasi dyshohet se aksidentalisht ra në lumë afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”

Kronikë e zezë

Qytetari nga Ferizaj vdiq pasi dyshohet se aksidentalisht ra në lumë afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”

Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një person, 69-vjeçar nga Ferizaj, ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

I ndjeri, ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, por në afërsi të parkingut ishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat