​Konfiskohen armë e fishekë në Mitrovicë, arrestohen 5 persona

Kronikë e zezë

​Konfiskohen armë e fishekë në Mitrovicë, arrestohen 5 persona

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:30
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar dhe disa armë janë konfiskuar sot nga Policia e Kosovës në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në një mosmarrëveshje.

Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe 31 fishekë.

Pas intervistimit, të dyshuarit A .A. (66) për veprën penale mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., (33) për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa tre nga të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat