Pacienti ikë nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për gjetjen e tij

Kronikë e zezë

Pacienti ikë nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për gjetjen e tij

Më: 7 mars 2024 Në ora: 09:26
Enti Special në Shtime

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Një rast i tillë është raportuar të mërkurën në stacionin e Policisë në Shtime.

Mësohet se një punëtor i Entit ka njoftuar Policinë se një pacient është larguar dje kjo qendër dhe nuk e dinë se ku mund të ndodhet.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për ta kërkuar pacientin, teksa akoma nuk dihet se si pacienti në fjalë ka arritur të largohet nga qendra dhe a e ka bërë me plan ikjen.

Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të vazhdojnë kërkimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat