Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë, Policia jep detaje

Më: 8 mars 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK fëmiu që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në Grabanicë të Klinës.

Aksidenti kishte ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një automjet gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.

“Me datë 07 Shkurt 2024  rrethe orës 17:40  Policia është informuar nga QKUK se  femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat