Një person gjendet pa shenja jete në Deçan, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Një person gjendet pa shenja jete në Deçan, policia nis hetimet

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Deçan.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion teksa hetimet për rastin kanë filluar.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat