Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në Pejë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një person ka vdekur të premten si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poçestë të Pejës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se tashmë i ndjeri teksa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.

Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion teksa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

“Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.  Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat