Përleshje fizike mes dhjetë personave në Gjakovë

Kronikë e zezë

Përleshje fizike mes dhjetë personave në Gjakovë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një përleshje fizike mes dhjetë personave ka ndodhur ditën e premte në Gjakovë.

Policia bën të ditur se përleshjes fizike i kishte paraprirë një mosmarrëveshje që kishin pasur në rrjetet sociale.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu, policia njofton se te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat