Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 900 gjoba në trafik

Kronikë e zezë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 900 gjoba në trafik

Më: 9 mars 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1943 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku një aksident trafiku ka qenë me fatalitet.

21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 29 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat