Masakra në Itali/ Dalin pamjet e atentatit ndaj 4 shqiptarëve, klientët të terrorizuar tentojnë t’u shpëtojnë plumbave

Kronikë e zezë

Masakra në Itali/ Dalin pamjet e atentatit ndaj 4 shqiptarëve, klientët të terrorizuar tentojnë t’u shpëtojnë plumbave

Më: 10 mars 2024 Në ora: 16:18
Mikea Zaka

Janë publikuar pamjet e atentatit që shqiptari, Mekea Zaka i bëri katër bashkëkombësve të tij, teksa ishin në një restorant në Frosinone, Itali.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë 27-vjeçari, Kasem Kasmi, ndërsa u plagosën tre të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 23-vjeçari qëllon mbi 4 shqiptarët e tjerë, duke terrorizuar klientët, të cilët tentonin  t’i shpëtonin  plumbave, disa duke u shtrirë poshtë tavolinave dhe disa të tjerë duke vrapuar për t’u larguar.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë:  “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat