Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Mitrovicë të Jugut

Kronikë e zezë

Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Mitrovicë të Jugut

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në Mitrovicë të Jugut.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:45, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë ku janë përfshirë  tri vetura.

Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat