Goditet një këmbësor nga një veturë në Klinë

Kronikë e zezë

Goditet një këmbësor nga një veturë në Klinë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një këmbësorë është goditur nga një veturë në Klinë, saktësisht te ‘Nora Market’.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se këmbësori është dërguar në Qendren e Spitalit Rajonal në Pejë për shkakë të lëndimeve.

“18:05 policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’ në magjistrale, një automjet e ka goditur një këmbësor dhe mënjëherë është dërguar në Qendren e Mjeksisë Familjare në Klinë.

Dhe përshkak të lëndimeve është dërguar në Qendren e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat