Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.
Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur në fund të vitit të kaluar në Fushë Kosovë, ku një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga një 40 vjeçar.
Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura ka denoncuar sot rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, derisa ajo ishte nën ndikimin e alkoolit.
Ai dyshohet se e ka dhunuar të miturën në shtëpinë e tij.
Në kuadër të veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.