Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Më: 11 mars 2024 Në ora: 19:06
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka deklaruar për Telegrafin se bëhet fjalë për vetaksident ku vetura është përplasur me mbrojtëset e rrugës

“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” KM-42 drejtimi Vermicë – Gjergjicë në afërsi të hyrje-daljes Malishevë, është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës. Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona”, ka deklaruar Hoxha.

Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat