“Krytë me sakicë kam me ta heqë edhe me t’varrosë”/ Vushtrriasi e keqtrajton gruan në sy të fëmijëve

Kronikë e zezë

“Krytë me sakicë kam me ta heqë edhe me t’varrosë”/ Vushtrriasi e keqtrajton gruan në sy të fëmijëve

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje në Kosovë. Ato po keqtrajtohen e kërcënohen edhe në sy të fëmijëve, nga bashkëshortët të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një grua është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili ka ushtruar edhe dhunë fizike e psikike, në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se “krytë me sakicë kom me ta hekë dhe me t’varrosë” – duke iu shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat Policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Në shtëpinë e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë me fishekë, që janë sekuestruar si prova materiale.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat