Policia bastis një shtëpi në Podujevë, ja çka sekuestroi - pronari shoqërohet në stacion

Kronikë e zezë

Policia bastis një shtëpi në Podujevë, ja çka sekuestroi - pronari shoqërohet në stacion

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Shpeshherë kryhen edhe bastisje në shtëpi, banesa e lokale të ndryshime, me qëllim kapjen e personave që mbajnë pa autorizim armë.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Podujevë, ku Policia ka kontrolluar një shtëpi, në të cilën u gjetën armë, fishekë e gëzhoja.

Burimet kanë bërë me dije se lidhur me rastin është intervistuar pronari, i cili ka deklaruar para zyrtarëve policorë se arma ishte e babait të tij të ndjerë dhe s’ka pasur ndonjë qëllim tjetër për posedimin e saj.

Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, teksa revolja dhe fishekët që u gjetën janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat