Theret një person në Drenas, policia e zë të dyshuarin

Kronikë e zezë

Theret një person në Drenas, policia e zë të dyshuarin

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet për të sqaruar rrethanat që quan deri të therja po i kryen njësia përkatëse e policisë në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat