BMW-ja e vjedhur në Norvegji gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë

Kronikë e zezë

BMW-ja e vjedhur në Norvegji gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Jo rrallëherë veturat e raportuara të vjedhura në shtete të ndryshme gjenden në Kosovë pas bashkëpunimit të autoriteteve. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Skenderaj, ku Policia e Kosovës ka gjetur një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Siç mëson media, Policia është njoftuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të para, autoritetet në Norvegji e kanë futur në kërkim ndërkombëtar një automjet të tipit BMW që dyshohet se ishte vjedhur.

Zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe e kanë gjetur veturën në Skenderaj, që më pas është sekuestruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari i veturës ka deklaruar se vetura është blerë në Norvegji nga një vëllai i tij dhe është sjellë në Kosovë.  

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat