Policia i gjeti mbi një kilogramë marihuanë – arrestohet 23 vjeçari nga Gjilani

Kronikë e zezë

Policia i gjeti mbi një kilogramë marihuanë – arrestohet 23 vjeçari nga Gjilani

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sot A.Sh 23 vjeçar nga komuna e Gjilanit, pas realizimit të një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e tij.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të përdoret në cilësi të provave materiale për gjykatën.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat