Bënin gara shpejtësie, ndërmerren masa ligjore ndaj katër shoferëve në Gjakovë

Kronikë e zezë

Bënin gara shpejtësie, ndërmerren masa ligjore ndaj katër shoferëve në Gjakovë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka” në Gjakovë, ngasësit e të cilave po bënin gara shpejtësie.

Sipas njoftimit, ndaj tyre janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

Po ashtu bëhet e ditur se ata kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët ‘Adem Jashari’ dhe ‘Bujar Roka’, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat