Dy persona kanosin disa të tjerë shkak i një prone në Drenas

Kronikë e zezë

Dy persona kanosin disa të tjerë shkak i një prone në Drenas

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:19
Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në Drenas.

Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se, lidhur me shfrytëzimin e një prone për të cilën pritet vendimi mbi lirimin e saj,  dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (shfrytëzues prone) verbalisht duke iu drejtuar dëshmitarit kanë kanosur atë dhe disa persona të tjerë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat