Rrahje te RTK-ja, punëtori i televizionit dyshohet se sulmoi brutalisht kamerierin e bufesë

Kronikë e zezë

Rrahje te RTK-ja, punëtori i televizionit dyshohet se sulmoi brutalisht kamerierin e bufesë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur një incident në Radio Televizionin e Kosovës, te bufeja e objektit të televizionit, ku dyshohet se ka pasur rrahje, në të cilën është përfshirë një punëtor i RTK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson media, një punëtor i Teknikës po dyshohet se e ka sulmuar kamerierin e bufesë, pas një mosmarrëveshje momentale.

Sipas informacioneve të para, rrahja ka qenë brutale dhe viktima ka pësuar frakturë në hundë.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Media ka kontaktuar edhe Policinë Rajonale në Prishtinë, por kanë thënë se s’ka informacione, teksa drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat