Ngacmohet seksualisht një femër në Lipjan

Kronikë e zezë

Ngacmohet seksualisht një femër në Lipjan

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se viktima femër është ngacmuar nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.03.2024 rreth orës 10:20, në Lipjan.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “ngacmim seksual”.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat