Përleshen katër persona mes veti, e lëndojnë rëndë një grua që hyri për t’i ndarë

Kronikë e zezë

Përleshen katër persona mes veti, e lëndojnë rëndë një grua që hyri për t’i ndarë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:47
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Viti.

Kjo, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht.

Gjatë përpjekjes për t’i ndarë, lëndime të rënda ka marrë një grua, që është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

“Viti 14.03.2024-14:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa viktima femër kosovare që kishte ndërhyr për ti ndarë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat