Mjekja kanoset nga pacienti në Leposaviq, i dyshuari lirohet

Kronikë e zezë

Mjekja kanoset nga pacienti në Leposaviq, i dyshuari lirohet

Më: 16 mars 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një grua në Lepsaviq është ankuar që në vendin e saj të punës në QKMF në Soqanicë të Leposaviqit është kanosur nga pacienti i saj.

Ndërkaq i dyshuari është arrestuar, por me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare mjeke në QKMF, ka informuar se është kanosur në vendin e saj të punës nga pacienti mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat