Sot u raportua për një incident në lokalin “Lavjerrs” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura, një 29-vjeçar është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Personi i dyshuar ka rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në mbajtje.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që është sulmuar me mjet të mprehtë u dërgua në këtë qendër për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë njësitë policore kanë kryer intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas është arrestuar edhe personi i dyshuar.
Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që shkaktoi incidentin me thikë është Ernes Gjakova.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.