Ky është i arrestuari për therjen me thikë në Prishtinë, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari për therjen me thikë në Prishtinë, përfundon në ndalim policor

Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Sot u raportua për një incident në lokalin “Lavjerrs” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura, një 29-vjeçar është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Personi i dyshuar ka rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në mbajtje.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që është sulmuar me mjet të mprehtë u dërgua në këtë qendër për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë njësitë policore kanë kryer intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas është arrestuar edhe personi i dyshuar.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që shkaktoi incidentin me thikë është Ernes Gjakova.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat