Një person në Podujevë ka raportuar se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash, ku e kishte dërguar veturën e tij për raprimin e disa pjesëve.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshurit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar.
Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.