Kthehet shëndosh e mirë në shtëpi prizrenasi që u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij

Kronikë e zezë

Kthehet shëndosh e mirë në shtëpi prizrenasi që u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizren, ku një 48-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është gjetur dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur nga gruaja e tij.

Mësohet se gruaja e tij ka njoftuar Policinë dhe ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk dyshojnë se është abuzuar.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat