Digjet një veturë dhe një pjesë e një shtëpie në Viti, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Digjet një veturë dhe një pjesë e një shtëpie në Viti, rasti po hetohet

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura si edhe një pjesë e shtëpisë së tij. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 01:25, në Viti.

Tutje bëhet e ditur se zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë së tij, ndërkaq rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij, zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë se tij”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët  kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat