​Mashtroi qytetarët në vlerë rreth 2 milionë euro, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

​Mashtroi qytetarët në vlerë rreth 2 milionë euro, arrestohet i dyshuari

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

Sipas njoftimit, me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë - masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat