Arrestohen dy persona, kapen me 26 pako fëstëk në vlerë prej 114 euro

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, kapen me 26 pako fëstëk në vlerë prej 114 euro

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, konkretisht në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Policisë atyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk që kishin vlerën e 114 euro.

Njoftimi i Policisë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat