Babai e lajmëron djalin në Polici, ia mori pushkën e gjuetisë pa pëlqimin e tij

Kronikë e zezë

Babai e lajmëron djalin në Polici, ia mori pushkën e gjuetisë pa pëlqimin e tij

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një burrë e ka lajmëruar në polici djalin e tij, pasi ia mori pa pëlqim pushkën e gjuetisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  arma me pesë copë fishekë dhe një rrethore i janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Topanicë të  Kamenicë.

“Fsh. Topanicë, Kamenicë 19.03.2024-12:05.  I dyshuari mashkull kosovar në cilësinë e ankuesit ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar pa pëlqimin e tij i ka marr armën –pushkë gjuetie. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  arma me pesë copë fishekë dhe një rrethore i janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat