Fushë Kosovë: Burri e kërcënon bashkëshorten që iku nga ai se do ia publikojë fotografitë intime

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Burri e kërcënon bashkëshorten që iku nga ai se do ia publikojë fotografitë intime

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:22
Ilustrim

Edhe pse vendosin t’i ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, shumë gra përballen me kërcënime e shantazhe. Raste të tilla janë të shpeshta, por jo gjithmonë  denoncohen nga viktimat, me shpresën se problemet zgjidhen.

Një rast i tillë ka ndodhur mes një çifti në Fushë Kosovë, pasi gruaja vendosi të largohet nga shtëpia pas një zënke me bashkëshortin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri ka shkuar te shtëpia e familjes së bashkëshortes së tij dhe i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar se do t’ia publikojë disa fotografi intime të saj.

Si rezultat i këtyre fjalëve, 31-vjeçarja ka vendosur që të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit, e më pas e ka denoncuar rastin në Polici.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar se ka ushtruar dhunë apo presion te bashkëshortja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari do të hetohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat