Gjashtë raste të vjedhjeve në 24 orët e fundit në Kosovë, pesë prej tyre të rënda – dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të vjedhjeve në 24 orët e fundit në Kosovë, pesë prej tyre të rënda – dy të arrestuar

Më: 30 mars 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Gjashtë raste të vjedhjeve janë raportuar në 24 orët e fundit në Republikën e Kosovës, pesë prej tyre të rënda.

Tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy tjera në Gjilan dhe një tjetër në qytetin e Prizrenit.

Në Prishtinë në mbrëmje kanë ndodhur dy vjedhje në markete, ku në njërin lokal kanë vjedhur kasafortën me një shumë të parave.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në marketin e tij ku kanë vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash në të. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në rastin tjetër, dy persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur.

“ Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se janë kapur duke vjedhur në një market. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Ndërsa ngjarje tjetër në Prishtinë ka ndodhur në Rrugën C, ku viktima ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar përmes derës së ballkonit të banesës së tij dhe i kanë vjedhur stoli të arit.

Policia bën me dije në lidhje me këtë rast se nuk ka të arrestuar dhe janë duke e hetuar ngjarjen.

Ndërkohë Gjilani, më konkretisht fshati Zhegër është përballur me dy vjedhje të rënda gjatë mbrëmjes së të premtes.

Viktimat kanë njoftuar se policinë se gjatë kohës sa nuk kishin qenë në shtëpi, persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë vjedhur.

Në njërin rast kanë vjedhur para e stoli ari, teksa në tjetrin një pistoletë me leje, para, stoli ari dhe DVR-in e kamerave.

Në lidhje me këto dy raste, policia bën me dije se nuk ka të arrestuar.

Një tjetër vjedhje që është raportuar në 24 orët e fundit është në qytetin e Suharekës, në fshatin Sopijë, ku viktima ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij prej ku kanë vjedhur stoli ari, një llop-top, një pushkë gjuetie për të cilën ankuesi kishte leje dhe 35 fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat