Goditi me kamion kolegun e tij – arrestohet punëtori i një kompanie të pastrimit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Goditi me kamion kolegun e tij – arrestohet punëtori i një kompanie të pastrimit në Prishtinë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, punëtor i një kompanie pastrimi në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat