​Automjeti përplaset me motoçikletën, lëndohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Automjeti përplaset me motoçikletën, lëndohet një person në Prishtinë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete sot në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se personi i lënduar është ngasësi i motoçikletës.

Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll”, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore. Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut,” ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat