Detaje nga sherri me një viktimë në Tiranë, të rinjtë po lëviznin me dy automjete, policia ngre disa postblloqe

Kronikë e zezë

Detaje nga sherri me një viktimë në Tiranë, të rinjtë po lëviznin me dy automjete, policia ngre disa postblloqe

Më: 31 mars 2024 Në ora: 23:32
Ilustrim

Një konflikt i çastit mes dy grupe të rinjsh ka degraduar në përdorimin e thikave. Të rinjtë e përfshirë në këtë konflikt lëviznin me dy automjete.

Autorët e konfliktit të cilët dyshohet se kanë qenë 3 persona ‘kanë bërë me shenjë makinës ku lëvizte viktima si pasagjer që të ndalojnë’.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18 vjeçarin. Aurelio Dervishi ka ndërruar jetën gjatë transportimin në spital.

Më pas 3 të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat