Policia sekuestron një armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron një armë në Mitrovicë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar një armë zjarri në Mitrovicën e Jugut.

Mbrëmë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia ka lokalizuar personin dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë.

“Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të  lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar  një armë pistoletë me shtatë fishek.”

I dyshuari 27 vjeç është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për  veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat